Elektriçisti në Bulqizë rrëzohet nga shtylla, humb jetën

Elektriçisti në Bulqizë rrëzohet nga shtylla, humb…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Kovashicë të Shupenzës. Një elektricist atje, gjatë punës është rrëzuar nga shtylla dhe për pasojë ka humbur jetën. Ylli Boba 33 vjeç u mor nga ambulanca për t’u transportuar në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë /informacion paraprak

Me datë 31.01.2024, rreth orës 13.30, shtetasi Y.B., me profesion elektriçist, gjatë punës në fshatin Kovashicë, në njësinë Administrative Shupenzë, dyshohet se është rrëzuar nga shtylla dhe për pasojë ka humbur jetën Shtetasi Y.B., është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit