Elhaid Cufi tregon vështirësitë e jetës: “Nuk u arsimova dot”

Elhaid Cufi tregon vështirësitë e jetës: “Nuk…

Elhadi Cufi tanimë pjesë e Big Brother Vip ka ndarë me konkurrentët po njëkohësisht dhe me të gjithë publikun që ndjek nga ekrani, historinë e vështirë të jetës së tij.

Pas konsumimit të darkës Elhaidi dhe Paloma vendosën të bisedonin lidhur me një nga proceset më të rëndësishme në jetën e një njeriu, arsimimin.

Elhaidi i tregoi Palomës se vështirësitë e mëdha familjare nuk e lejuan dot atë që të realizonte ëndrrën e tij, të arsimohej si të gjithë moshatarët e tjerë.

‘’Shkolla më ka mbetur pa bërë vetëm për 100 lekë, aq lekë ishte urbani dhe unë nuk mund të shkoja dot’’,- u shpreh ai.

Elhaidi këmbënguli për faktin që asnjëherë nuk ka dashur të flasë për këtë çështje pasi nuk ka dashur të viktimizohet.

‘’Nuk kam dashur të flas kurrë për këtë, njerëzit duhet të më duan për atë që bëj’’,- shtoi ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit