Eliminohet për herë të parë një vajzë nga djemtë në Përputhen

Eliminohet për herë të parë një vajzë…

Për herë të parë në tre sezone të Përputhen, djemtë kanë pasur të drejtën për të votuar për eliminimin e njërës pre vajzave.

Tola është vajza e parë që në tre sezone “Përputhen” është larguar, përmes eliminimit.

Ajo ishte vajza që mori më tepër vota për tu larguar, ndërsa shumica e djemve që e eliminuan, u shprehën se nuk e shohin ose më shumë se shoqe, ose se nuk kanë ndjenja për të.

Para se të largohej ishte Albi që u shfaq i prekur për Tolen, pasi ai ishte djali që kishte bërë edhe më shumë takime me të, madje kishin krijuar edhe afrimitet. Por në këtë moment Albi nuk zgjodhi që të largohet me Tolen, por të qëndrojë në program.

Një tjetër vajzë që mori mospëlqimin e djemve ishte Ritvana, por që në konkurrencë me Tolen, ajo arriti që të qëndronte në program.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit