
Në një ceremoni përkujtimore për shkrimtarin e madh Ismail Kadare, që u nda nga jeta më 1 korrik të vitit të kaluar, morën pjesë shumë personalitete të njohura, të cilët erdhën për të nderuar figurën e kolosit të letrave shqipe. Por ndër gjithë fjalët, emocionet dhe homazhet, sytë me ose pa dashje u ndalën diku tjetër, te fustani i kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.
Me një veshje që kap shifrën e 500 eurove saktësisht aq sa rroga minimale e një shqiptari që punon gjithë muajin për të paguar qiranë, dritat, ujin dhe të “hajë ndonjë petull me djathë” Spiropali zgjodhi të shkëlqejë për Kadarenë.
Sepse, siç duket, ç’tjetër mund të shprehë më mirë respektin për një shkrimtar që gjithë jetën shkroi për dhimbjet, sakrificat dhe absurditetet shqiptare, sesa një fustan që kushton sa gjithë absurditeti social i këtij vendi?
Siç ka thënë dhe vetë Kadare në veprën “ Pallati i Ëndrrave”: “Edhe kur bëhej fjalë për të nderuar dhimbjen, ata silleshin sikur po kremtonin vetveten.”
