“Elita” e Shqipërisë në tapetin e kuq për filmin e James Bond, Tirana i bashkohet kryeqendrave botërore

“Elita” e Shqipërisë në tapetin e kuq…

Mbrëmjen e djeshme të gjitha personazhet e njohur shqiptar u mblodhën për të parë premierën e filmit James Bond. Nga tapeti i kuq i shtruar për ta, kanë dalë fotot e VIP-ave që morën pjesë në “eventin gala”.

Mbrëmja ka shkaktuar dhe reagime në publik, në mediat online, ku komentues kanë ngritur pyetjen se për çfarë arsye i është dhënë kaq rëndësi një filmi për të shtruar tapet të kuq.

Filmi“No time to die”, ndoshta i fundit i sagës së agjentit 007, i mblodhi të gjithë dje në Tiranë, në një mbrëmje në dukje goxha luksoze ku nuk munguan as politikanë. I pranishëm ishte kreu i bashkisë Erion Veliaj dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Eventi vjen në një kohë ku vendi po përballet me probleme ekonomike sikurse është ritja e çmimit të bukës dhe kriza e shpallur energjetike nga kryeministrit.

Personazhe të tjerë ishin: Elva Margariti, Blendi Çuçi, Bora Zemani, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, Elvana Gjata, Eneda Tarifa etj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit