Elon Musk blen Twitter dhe heq menjëherë nga puna 4 menaxherët

Elon Musk blen Twitter dhe heq menjëherë…

Disa orë para afatit të vendosur nga gjykata, Elon Musk ka përfunduar procesin e blerjes së Twitter-it për 44 miliardë dollarë.

Pas blerjes së Twitter ai ka vendosur të bëjë një “pastrim gjeneral” duke shkarkuar katër menaxherë të lartë, përfshirë CEO-n, Parag Agrawal.

U shkarkua edhe kryefinancieri, Ned Segal, shefja e Çështjeve Ligjore, Vijaya Gadde, dhe këshilltari i përgjithshëm, Sean Edgett.

Njeriu më i pasur në botë kishte zbritur je me një lavaman të madh me një kuptim të fshehtë. Të enjten ai shpjegoi se donte të blinte Twitter i shtyrë nga “dashuria” dhe dëshira për të “ndihmuar njerëzimin”.

“Blerja e Twitter-it është e rëndësishme për të ardhmen e qytetërimit ku, në një hapësirë digjitale, do të diskutohen një numër i konsiderueshëm idesh”, tha ai duke paralajmëruar rrezikun aktual që paraqesin mediet sociale.

Në ndjekjen e pamëshirshme të klikimeve, një pjesë e madhe e mediave tradicionale kanë ushqyer dhe janë kujdesur që ato të jenë në shifra ekstreme të polarizuara, pasi ato besojnë se kjo sjell para, por duke e bërë këtë, mundësia për dialog humbet. Kjo është arsyeja pse bleva Twitter-in”, theksoi miliarderi.

“Unë gjithashtu besoj se reklamimi, kur bëhet siç duhet, mund t’ju kënaqë, argëtojë dhe informojë, mund t’ju tregojë një shërbim ose produkt ose trajtim mjekësor që nuk e keni ditur kurrë se ekzistonte, por është i duhuri për ju. Për të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me ne, ju falënderoj. Le të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme së bashku”, tha Musk.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit