Elon Musk bleu plaftormën, Gigi Hadid i thotë “lamtumirë” Twitterit

Elon Musk bleu plaftormën, Gigi Hadid i…

Shumë përdorues kanë vendosur të mbyllin llogarinë e tyre në Twitter që pas blerjes nga Elon Musk. Modelja me famë botërore Gigi Hadid ka mbyllur gjithashtu llogarinë e saj dukei thënë ‘lamtumirë’ Twitterit.

Ajo reagoi kundër marrjes së platformës së famshme dhe e quajti atë një “pusullë urrejtjeje dhe fanatizmi.” 27-vjeçarja njoftoi përmes Instagramit se kishte çaktivizuar llogarinë e saj në Twitter të premten, pas pushimeve masive të punëtorëve nga faqja e rrjeteve sociale. Më tej, Gigi tha se Twitter nuk është një vend i sigurt për askënd.

Për një kohë të gjatë, por veçanërisht me udhëheqjen e re të Musk, Twitter është bërë gjithnjë e më shumë një vend i urrejtjes dhe fanatizmit dhe nuk është vendi ku dua të jem. Nuk mund të qëndroj, sepse nuk është një vend i sigurt për askënd, as një platformë e rrjeteve sociale që do të bëjë më shumë mirë sesa dëm ”, vuri në dukje ajo, ndërsa u kërkoi falje ndjekësve të saj në platformë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit