
Elon Musk bleu kompaninë Twitter vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë duke ndryshuar politikat e kompanisë dhe për të bërë ndryshimin historik të emrit nga Twitter në X. Kjo ngjarje ndryshoi perceptimin ndaj kompanisë për demokratët.
‘Media Maters’ e cila është krijuar nga Partia Demokrate në Amerikë është paditur nga Elon Musk dhe X këtë të hënë për shkak se qëllimisht ka vendosur reklama me përmbajte neo-naziste dhe nacionaliste që të akuzohet kompania X për përmbajte neo-naziste dhe nacionaliste.
Në padinë e ngritur të hënën, X akuzon Media Matters për manipulimin e algoritmit për të përzënë reklamuesit nga platforma dhe shkatërruar kompaninë.
Elon Musk gjatë fundjavës kërcënoi se do të ngrinte një padi ndaj Media Matters dhe kujdo që ka bashkëpunuar në sulmin mashtrues ndaj kompanisë X. Nga ana tjetër Media Matters ka mohuar akuzat e Musk duke i quajtur qesharake.
Eksodi i kompanive Apple, IBM, Disney dhe Oracle nga reklamimi në platformë dëmtuan kompaninë, ku X u akuzua për përmbajtje neo-naziste dhe nacionaliste.