Elon Musk emëron qenin e tij CEO të Twitter

Elon Musk emëron qenin e tij CEO…

Në dhjetor të 2022, kur Elon Musk bëri një sondazh nëse duhej të qëndronte apo jo në krye të Twitter, shumica votuan për largimin e tij. E me sa duket Musk ka vendosur të largohet dhe CEO të Twitter ka emëruar qenin e tij. Qeni i Musk është një Shiba Inu dhe quhet Floki.

Marrja e gjigantit të mediave sociale nga Musk ka qenë aspak e trazuar. Pasi pushoi mijëra staf dhe tani po përballet me padi për shkarkimin e paligjshëm të stafit të përmendur, ai zyrtarisht ka njoftuar se nuk është më në krye, raporton Ladbible.

Unë u largova. Vazhdoj t’ju them se nuk jam CEO i Twitter, qeni im është CEO i Twitter”, i tha ai gazetarit të BBC, James Clayton.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit