Elon Musk ia hedh të gjithëve, bëri pyetjen në Twitter por nuk i interesonte aspak mendimi juaj

Elon Musk ia hedh të gjithëve, bëri…

Bota për pak sa u kthye përmbys gjatë fundjavës, kur multimiliarderi Elon Musk bëri pyetjen në “Twitter”, nëse duhej të shiste 10% të aksioneve të kompanisë së tij “Tesla” si kundërpërgjigje ndaj kongresmenëve demokratë që vunë në dyshim pagesën e taksave nga të pasurit.

Duke marrë parasysh historikun e Elon Musk, nuk ishte e pamenduar që ai do të mundej një ditë të kërkonte këshilla sensitive financiare nga ndjekësit e tij në “Twitter”.

he Musk në fakt, arriti të shiste rreth 3% të aksioneve të tij – ose $5 miliardë dollarë – gjatë fundjavës. Kjo shitje i shtyu të gjithë të besonin se Musk ua kishte lënë në dorë ndjekësve të tij për të marrë një vendim të tillë. E hatashme apo jo?

Fatkeqësisht, e pavërtetë. Siç raporton edhe “Wall Street Journal”, shitja e aksioneve nga Musk ka qenë e planifikuar – të paktën pjesërisht. Kjo shitje ishte e nevojshme të bëhej prej tij për të përmbushur obligimet e taksave të kompanisë “Tesla”.

Ndaj kjo lëvizje vjen edhe një herë në formën e një marifet publicistik që i solli Musk miliona ndjekës dhe përfitime të tjera që e ngrënë figurën dhe personalitetin e tij publik.

Një dokument i dorëzuar në Komisionin e Sigurisë dhe Shkëmbimit (SEC) konfirmon se Musk në fakt, ka vënë në realitet një plan tregtar të mirëmenduar që e lejoi atë të shiste aksionet në një datë dhe me një çmim të parapërcaktuar – një formulë ekonomike brilante dhe e kalkuluar mirë dhe jo një sondazh i hapur publik siç miliona vetë menduan.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit