Elon Musk prezanton parfumin “Burnt hair”, themeluesi i Teslas arkëton dy milionë dollarë në një ditë

Elon Musk prezanton parfumin “Burnt hair”, themeluesi…

Elon Musk nxjerr në treg aromën “Burnt hair” dhe mbledh dy milionë dollarë në një ditë. Njoftimi i operacionit të ri të marketingut të CEO të Tesla vjen me një postim në Twitter: “Ju lutemi blini parfumin tim që të mund të blej Twitter”.

Miliarderi Elon Musk ka ndryshuar edhe bio-n e tij në Twitter, duke e përshkruar veten si një “shitës parfumesh”.

Parfumi prezantohet në shishe qelqi me ngjyrë të kuqe vere. Parfumi, i cili do të dërgohet te porositësit në tremujorin e parë të vitit 2023, mund të blihet edhe me Doge, një kriptomonedhë që rrjedh nga Bitcoin dhe që mbështetet edhe nga biznesmeni.

Sa i përket aromës, Elon Musk siguron se përdorimi i parfumit të tij është si të afrosh kokën mbi një qiri, por pa djegur flokët. “Përdorimi i parfumit tim është një mënyrë për t’u dalluar nga të tjerët, kudo që të jeni”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit