Elon Musk shoqërohet nga truprojat edhe kur shkon në banjë

Elon Musk shoqërohet nga truprojat edhe kur…

Elon Musk, pronari i Twitter, shoqërohet nga truprojat edhe kur shkon në tualetin e zyrës. Ky fakt është pohuar nga vetë stafi i Twitter, si aktualë edhe disa që janë larguar nga kompania.

Një inxhinier i tha BBC-së se gjërat mund të duken mirë nga jashtë, por për dikë që punon aty, puna është shumë e çorganizuar.

Kur e shikon nga jashtë, fasada duket mirë, por shoh që asgjë nuk funksionon. Të gjitha hidrauliket janë prishur, të gjitha rubinetat, gjithçka”, tha inxhinieri, i cili zgjodhi të mbetet anonim.

Ai po ashtu tregoi se askush nuk po kujdeset për punën që ishte bërë më parë për të kufizuar ngacmimet në platformën e mediave sociale. Urrejtja është rritur, ngacmimi është në rritje pasi profilet abuzive shohin një rritje të numrit të ndjekësve të tyre me 69 për qind.

Pasi Musk mori drejtimin e Twitter të mbijetuarit e përdhunimit thuhet se tani janë në shënjestër. Shefja e dizajnit të përmbajtjes, e cila krijoi masa sigurie, i tha BBC-së se ajo dha dorëheqjen pasi i gjithë ekipi i saj u hoq nga puna. “The Indipendent” raporton gjithashtu se ka shqetësime se shfrytëzimi seksual i fëmijëve po rritet në Twitter. 

Një person krejtësisht i ri, pa ekspertizë, po bën atë që bëhej më parë nga më shumë se 20 njerëz. Kjo lë hapësirë për shumë më tepër rrezik, shumë më tepër mundësi gjërash që mund të shkojnë keq. Ka kaq shumë gjëra të prishura dhe askush nuk kujdeset për to”, tha inxhinieri, ndërsa shtoi se ai beson që Twitter është bërë kaotik sepse Musk nuk i beson stafit të gjigantit të mediave sociale. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit