Elon Musk tallet masivisht nga njerëzit, pas vendimit për të përdorur emoji me jashtëqitje si përgjigje në e-mail

Elon Musk tallet masivisht nga njerëzit, pas…

Ekipi i komunikimit i Twitter nuk ka punuar që nga nëntori, kur thuhet se u shkarkua nga CEO Elon Musk, menjëherë pas blerjes së kompanisë. Kjo do të thotë se gazetarëve nuk i është përgjigjur askush rreth pyetjeve në lidhje me zhvillimet që kanë ndodhur që atëherë, përfshirë pushimet nga puna dhe dorëheqjet masive. 

Kështu që Elon Musk vendosi për t’i kthyer përgjigje automatike pyetjeve që kishin ardhur dhe vinin në zyrën e shtypit të Twitter me vetëm një emoji jashtëqitjeje. Por kjo duket se i është kthyer në bumerang sepse është përdorur vetëm për ta talluar. 

Shumë përdorues të Twitter konfirmuan se ata e kishin testuar me sukses këtë veçori për veten e tyre, por e kritikuan këtë zgjedhje. Musk, i cili bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë në tetor, e përshkruan veten si një “absolutist i fjalës së lirë” dhe e konsideroi marrjen e këtij vendimi liri e të shprehurit. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit