Elon Musk tallet publikisht me punonjësin me aftësi të kufizuara në Twitter

Elon Musk tallet publikisht me punonjësin me…

Elon Musk u tall publikisht me një punonjës të Twitter-it, pasi ishte në dyshim nëse ishte pushuar nga puna në një raund të fundit shkurtimesh. Ai foli në mënyrë shpërfillëse për paaftësinë e punpnjësit në një seri postimesh në Twitter të hënën mbrëma.

Haraldur Thorleifsson, një drejtor i lartë i Twitter me bazë në Islandë, postoi në Twitter se qasja në kompjuterin e tij ishte ndërprerë nëntë ditë më parë, kur Twitter thuhet se pushoi rreth 200 punonjës. Por, Thorleifsson tha në postimin e tij në Twitter, “kreu juaj i HR nuk është në gjendje të konfirmojë nëse unë jam punonjës apo jo”.

Musk u përgjigj në një postim në Twitter duke pyetur, “çfarë pune keni bërë?” Kur Thorleifsson dha një listë të detyrave të tij si përgjigje, Musk u duk se hodhi dyshime në disa prej tyre. Në një postim të veçantë në Twitter, miliarderi tha se Thorleifsson “nuk bëri asnjë punë reale, duke pretenduar si justifikim se ai kishte një paaftësi që e pengonte atë të shkruante”.

Thorleifsson sqaroi në një postim në Twitter se ai ka distrofi muskulare, një sëmundje që ai thotë se e vendosi atë në një karrige me rrota më shumë se 20 vjet më parë. Thorleifsson, i cili themeloi një kompani markash dixhitale të blerë nga Twitter në 2021, është njohur nga Kombet e Bashkuara dhe presidenti i Islandës për kryesimin e një përpjekjeje bamirëse për të ndërtuar 1000 rampa për karriget me rrota rreth Reykjavik për të rritur aksesin e qytetit, raporton CNN.

Unë nuk jam në gjendje të bëj punë manuale (që në këtë rast do të thotë të shtypni ose përdorni mausin) për periudha të gjata kohore pa filluar që duart të më zihen ngërç”, tha ai. 

Ndërsa vazhdoi: “Megjithatë mund të shkruaj për një ose dy orë rresht. Ky nuk ishte problem në Twitter kur isha drejtor i lartë dhe detyra ime ishte kryesisht të ndihmoja ekipet të ecnin përpara, t’u jepja atyre këshilla strategjike dhe taktike”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit