Elon Musk theu një dritare të Teslas, kur po tregonte se sa të forta ishin

Elon Musk theu një dritare të Teslas,…

Elon Musk theu një dritare të Tesla Cybertruck, pikërisht në momentin kur donte të dëshmonte se sa të pathyeshme ishin. E gjitha kjo ndodhi gjatë një transmetimi live.

Cybertruck i Tesla-s është projektuar që të ketë ‘dobinë e një kamioni me performancë të makinës sportive’. Duket një makinë me telekomandë e bërë prej çeliku inox, por kur ai zbuloi modelin në nëntor 2019, Elon Musk dukej mjaft i lumtur.

Në fakt, ai ishte aq i sigurt në kredencialet e makinës, saqë i kërkoi shefit të dizajnit të Tesla, Franz von Holshausen, të përpiqej të thyente xhamin “e pathyeshëm” gjatë një demonstrimi live.

“Ju dëshironi një kamion që është vërtet i fortë, jo i fortë i rremë. Dëshironi një kamion ku mund të merrni një vare, ta qëlloni dhe kamioni të mos gërvishtet”, tha Musk. 

E vetmja gjë është se kur von Holshausen lëshoi një top çeliku në makinë, ai në fakt përfundoi duke thyer dy xhama. Nuk u desh shumë kohë që njerëzit të fillonin të krahasonin zbulimin e Cybertruck me momentin kur Homer Simpson zbuloi modelin e tij katastrofik të makinës me shpenzimet e vëllait të tij të humbur prej kohësh./Ladbible

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit