Elon Musk thotë se Apple ka kërcënuar se do të ndalojë Twitter nga App Store

Elon Musk thotë se Apple ka kërcënuar…

Elon Musk ka pohuar se Apple ka kërcënuar se do të ndalojë Twitter nga App Store, duke e thirrur publikisht gjigantin e teknologjisë për qasjen e tij ndaj ‘fjalës së lirë në Amerikë’.

Musk postoi një sërë postimesh në Twitter më herët gjatë ditës së sotme, duke thënë në të parën se Apple supozohet se kishte pushuar së reklamuari në Twitter.“

Apple kryesisht ka ndaluar reklamat në Twitter”, tha ai, duke pyetur:

“A e urrejnë fjalën e lirë në Amerikë?”Duke etiketuar CEO të Apple, Tim Cook, ai shtoi: “Çfarë po ndodh këtu @tim_cook?”.

Në një postim tjetër, Musk vazhdoi: “Apple gjithashtu ka kërcënuar se do të ndalojë Twitter nga App Store, por nuk do të na tregojë pse”.

Në këtë rast mund të nënkuptojë ‘refuzim të përkohshëm të një përditësimi në aplikacionin Twitter’ ose edhe ‘një kërcënim më serioz për të hequr Twitter nga App Store i iOS’, duke shtuar se ky i fundit do të ishte një ‘rezultat i mundshëm shkatërrues për Twitter.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit