Elsa Nilaj rrëfen njohjen në Facebook me aktorin indian që më pas u bë burri saj

Elsa Nilaj rrëfen njohjen në Facebook me…

Elsa Nilaj, një vajzë nga qyteti i Shkodrës jeton prej disa vitesh jeton në Indi dhe është e martuar me bashkëshortin e saj indian. Çifti i veçantë u njoh në Facebook dhe fillimisht komunikuan nëpërmjet rrjetit social:

Kjo histori e bukur dashurie u rréfye në emisioni “ Rreze Dielli” në  Report TV. Ishte vetë shkodrania, Elsa Nilaj e cila tregoi jetën e saj në indi, njohjen dhe martesën me bashkëshortin e saj indian Vishal:

‘’Unë dhe Vishali jemi njohur në rrjetet sociale në Facebook, ishte diçka e rastit, diçka që ndodhi nuk na kishte shkuar mendja që të ndodhte diçka e tillë. Vishali nuk dinte për Shqipërinë shumë, pak ose àspak. Edhe unë për Indinë, nuk isha ajo vajza që më pëlqente ajo kulturë, kisha shumë shokë dhe shoqe që dinin për Bolliëoodin”, shprehet ajo.The girl from Shkodra marries an Indian, here is what happens on the wedding day … | Top-News1.com

“Ajo ndodhi, ne filluam të flisnim rastësisht Vishali në atë kohë ishte duke u marrë me aktrim po ashtu edhe unë isha duke u marrë me dizenjimet e mija si stiliste dhe ishte puna ajo që na shtyu të flisnim me njëri-tjetrin. Fotografi që kishim hédhur në Facebook dhe ashtu filluam të flisnim gjatë dhe më në fund u afruam shumë me njëri-tjetrin’’, thotë Elsa për fillimet e njohjes me bashkëshortin e saj indian.

‘’Fillimisht bëmë dasmën në Shqipëri me të gjitha ritualet e fesë krishtere pasi unë jam e krishterë. Në atë kohë kur erdhëm në Indi, dasma kishte filluar sepse këtu dasma është jashtëzakonisht e madhe, përgatitjet kishin filluar ishte diçka për mua shumë e çuditshme, por edhe këtu bëmë dasmën me ritualet e fesë hindu’, thékson Elsa Nilaj.

‘’Fisi vijnë tek shtëpia 7 ditë, jetojnë aty me ty, gjithë ato ritualet e tyre që bëjnë që ndoshta i keni parë edhe nëpër telenovela, domethënë është diçka shumë e gjatë. Edhe tre ditë duhet të veshësh një kostum të ri, kemi ato veshjet këtu që janë SARI, edhe këto mi ka blerë vjehrra, sipas ngjyrës që unë pëlqej por janë disa gjëra të veçanta që ti veshësh atë ditë, siç themi në që duhet të shkojmë në kishë më fustan të bardhë dhe ato i kanë ato gjërat e veta por që janë të bukura. Çdo gjë është me harmoni, me kërcim me këngë, është diçka që e pëlqen nuk është vetëm rituale’’, thotë ajo.Historia e veçantë e dashurisë shqiptaro-indiane - YouTube

‘’ Këtu e kemi që duhet të blejmë shumë flori. Unë personalisht nuk e përdor floririn asnjëherë, nuk më pëlqen dhe unë i thash nuk e përdor por për atë ditë të dasmës unë do i vendos nuk e kam pròblem por mos të vij kéq mbrapa nuk do ti vendos’’, nénvizon ajo.

Elsa jeton prej disa vitesh tashmë në Indi, e lumtur me bashkëshortin e saj i cili është një aktor Bolliëoodi, ndërsa edhe Elsa ka marrë pjesë në disa filma por profesioni i saj mbetet stilimi, të cilën ajo i dedikon pjesën më të madhe të kohës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit