
Kreu i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshi u gjobit gjatë fushatës zgjedhore, ku kandidonte si i pavarur, me 5 milionë lek gjobë, për shkak të Covid-19. Sipas Policisë ai kishte shkelur masat e Covid-19, pasi kishte grumbulluar disa njerëz në takimet elektorale, gjë që e kishin bërë të gjitha partitë e mëdha dhe kandidatët për deputetë, por duket se Policia ka qenë selektive në këtë aspekt.
Të martën Gjykata administrative ka lënë në fuqi masën, pra Debreshi do duhet të paguajë 5 milionë lekë.
Elton Debreshi u shkarkua nga puna si minator për shkak të aktivitetit sindikal. Ai punonte në kompaninë Albchrome, e cila është në pronësi të Samir Manes.
Pak javë më parë atij iu vendos një eksploziv në makinë. Policia ka arrestuat vëllanë e tij si të dyshuam por ngjarja mbetet ende e pa zbardhur.