Elton Ilirjani flet për politikanët: Luli s’do jetonte me mua, Rama është i paraqitshëm

Elton Ilirjani flet për politikanët: Luli s’do…

Në “Zonë e Lirë” Elton Ilirjani u ngacmua nga Arjan Çani se me cilin politikan do donte të bashkëjetonte. Megjithatë Ilirjani e përjashtoi Ramën si një mundësi.

Ndërsa për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën ai  u shpreh se nuk donte një bashkëjetesë, pasi krahu i djathtë tij, Flamur Noka është kundër LGBTI-së

Për presidentin Ilir Meta, Elton Ilirjani deklaroi se nuk do e linte gruaja e tij, Monika Kryemadhi.

“Rama është më mirë ekstetikisht se të gjithë ata aty. Jo Rama si mashkull nuk më pëlqen, por është më i paraqitshëm se të tjerët. Të paktën ka estetikën. Kur shkon jashtë prezantohet si kryeministër i Shqipërisë dhe ka lezet, sa një kryeministër më parë që nuk fliste dot anglisht. Të bashkëjetoja me Lulin? Me Lulin edhe të doja unë, s’do donte Luli, ka krahun e tij të djathtë kundër LGBT, janë kundër kauzës. Berisha është pak i vjetër, Ilir Metën nuk e lë Monika. Krahu i djathtë i Lulit është ai Flamuri që doli e  bëri thirrje kundra LGBT-së”, u shpreh Elton Ilirjani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit