Eltonit të Shijakut i prishet pompa, e blen me tender pa garë

Eltonit të Shijakut i prishet pompa, e…

Socialistët vijojnë të ëmbëlsohen nga të mirat që u sjell pushteti. Pas qeverisë, në bashkitë e vendit tonë korrupsioni vijon të jetë një gangrenë. Investimet që bëhen, më shumë se u shërbejnë qytetarëve, po pasurojnë miqtë e tyre. Elton Arbana i Shijakut është i radhës që kërcen tallava, duke shpërdoruar lekët e qytetarëve për tendera fiktivë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Open Data, Arbanës i është prishur pompa e stacionit të pompave në fshatin Eminas i Vogël, dhe e ka blerë atë pa garë, përmes një tenderi të dyshimtë. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-88171-11-17-2023, duke ofruar si fond limit 21 milionë e 600 mijë lekë të vjetra.

Në garë ka marrë pjesë vetëm MUHOPLUS LTD e cila ka ofruar 19 milion e 500 mijë lekë të vjetra. Open Data e ka ngritur flamurin e kuq në këtë rast për mungesën e konkurrecës, pasi në garë ishte një kompani, që fakton se tenderi ishte i paracaktuar. Në këtë mënyrë kompanitë e tjera nuk dhanë ofertën duke i lënë 20 milionë lekë të vjetra Aferdita Muho, administratores së kompanisë.

Ky ves i pushtetarëve sa vjen dhe shtohet, duke bërë që rrethi afër tyre të pasurohet dhe qytetarët të vijojnë të vuajnë për shërbimet minimale, për të cilat edhe paguan taksa çdo muaj. Drejtësia nga ana tjetër fle gjumë dhe as që denjon të nis hetime për shkeljen e konkurencës në tendera apo hetimin e thelluar se paratë e taksapaguesëve u jepen një dore të përcaktuar njerëzish.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit