Elvana Gjata në BBVip? Jonida Vokshi zbulon surprizat

Elvana Gjata në BBVip? Jonida Vokshi zbulon…

“Big Brother Vip Kosova” është drejt nisjes, por ende nuk është vendosur data e trasmetimit. Jonida Vokshi tha se do të ketë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova.

Gjatë një interviste ajo u shpreh se nuk zbulon dot emrat e pjesëmarrësve.

Emra nuk zbulojmë dot, por harta është shumë e larmishme për faktin se ka shqiptar nga Shqipëria, shqiptar nga Kosova, shqiptar nga diaspora. Është shumë e gjerë, është jashtëzakonisht e larmishme nga kudo ka shqiptar dhe janë personazhe që kanë shumë për të dhënë aty brenda“, tha ajo.

Jonida tha se një pjesë të banorëve ajo i njeh dhe shtoi se asnjëri prej tyre nuk i ka kërkuar që të ndikoj për të shkuar në gjysëm finale apo finale.

Dy emrat më të përfolur si pjesëmarrës në këtë emision janë Elvana Gjata dhe Ylli Limani. Jonida tha se është e sigurt që Elvana nuk do të jetë pjesë, ndërsa për Ylli Limanin nuk ka asnjë informacion.“Jo nuk do të jetë Elvana, këtë të paktën e konfirmojmë. Bukur do ishte por jo”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit