
Imami Elvis Naçi ka njoftuar mbrëmjen e djeshme dërgimin nga Stambolli për në qytetet e prekura nga tërmeti në Turqi, ndihma në ushqime, veshje, e të tjera materiale ndihmëse për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar.
5 maune të mëdha me në total 100 ton ndihma janë dërguar në nevojë të të prekurve nga fatkeqësia që goditi Turqinë pak ditë më parë. Kanë qenë kontributet e shqiptarëve në Fondacionin Firdeus që kanl bërë të mundur mbledhjen e ndihmave.
”Në raste të tilla fatkeqësish kaq të mëdha me mijëra jetë të humbura, është detyrë e jona të garojmë në sevape dhe vepra të mira të pëlqyera tek Zoti i Botëve”,-shkruan Naçi.