Elvis “sheqeri”: Kapuçin e vura se po binte shi

Elvis “sheqeri”: Kapuçin e vura se po…

Elvis Roshi, ish-kryebashkiaku i Kavajës dhe dikur pjesë e kabinetit të Edi Ramës, është kapur “mat” në një takim elektoral të Partisë Demokratike, me kapuç në kokë dhe me shikimin tipik të dikujt që pyet veten: “A më diktoi njeri?”.

Për të mos i lënë vend keqkuptimeve, Roshi doli vetë me një deklaratë shpjeguese në rrjetet sociale, nuk ishte fshehje, por thjesht shi! Sepse siç dihet, nëse bie një pikë shi, politikanët tanë shpërbëhen si sheqeri.

Më tej, Roshi sqaron se nuk kishte asnjë arsye të fshihej  përveç ndoshta atij fakti të vogël se deri dje shërbente në oborrin e Rilindjes. Dhe që sot, me një kapërcim mjeshtëror mbi moralin politik, shfaqet duke përkrahur kushëririn e tij, kandidatin demokrat Elton Roshin. Sepse siç duket, në këtë vend, idealet politike zgjasin aq sa një ombrellë kineze në stuhi.

Për ta përmbyllur spektaklin, Roshi sulmoi edhe mediat, duke i akuzuar se janë “partnere të qeverisë”. Një akuzë që vjen nga një ish-zëdhënës informal i së njëjtës qeveri.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit