EMA jep dritë jeshile! Edhe fëmijët 5-vjeç do të vaksinohen me Pfizer

EMA jep dritë jeshile! Edhe fëmijët 5-vjeç…

Komiteti për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor (CHMP) i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) i ka dhënë dritë jeshile vaksinimit të fëmijëve me vaksinën Pfizer. EMA ka rekomanduar administrimin e vaksinës Pfizer / BioNTech kundër koronavirusit tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

Ndonëse kjo vaksinë ishte e miratuar vetëm për fëmijët 12 vjeç e lart, tashmë pas këtij aprovimi, vaksina do të injektohet edhe për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç. Sipas aa.com.tr, një studim në fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç tregoi se përgjigja imune ndaj vaksines e dhënë në një dozë më të ulët në këtë grupmoshë ishte e krahasueshme me atë të vërejtur në dozën më të lartë në moshën 16 deri në 25 vjeç.

Efektiviteti i Pfizer u vlerësua në rreth 2000 fëmijë të moshës 5 deri në 11 vjeç, të cilët nuk kishin shenja të një infeksioni të mëparshëm.Ndërkohë vendimi përfundimtar pritet të merret nga Komisioni Europian, por kjo konsiderohet si çështje formale. vaksinimi në Izrael i këtyre grupmoashave ka nisur këtë javë, ndërsa doza që do të injektohet do të jetë më e ulët se sa për të rinjtë nga dymbëdhjetë vjeç e lart. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit