Emërohet Koordinatore me Median në SPAK, kush është Xhuljeta Krasta

Emërohet Koordinatore me Median në SPAK, kush…

SPAK ka njoftuar sot se ka emëruar Xhuljeta Krastën në pozicionin e Koordinatores për Marrëdhënien me Median.

Me një njoftim të gjatë, kreu i SPAK, Arben Kraja, bën të ditur se u zhvillua proçedura për përzgjedhjen e kandidatit fitues për pozicionin “Koordinator për Marëdhënien me Median”.

SPAK ka njoftuar ditën e sotme se ka zgjedhur shefen për Marrëdhëniet me Publiku, pra me pak fjalë vajzën që do të shpërndajë deklaratat për mediat në lidhje me çështjet e një interesi të caktuar.

Mësohet se bëhet fjalë për një zeshkane të veshur me pink, të quajtur Xhuljeta Krasta. Në njoftim thuhet se vajza ka arsimin dhe angazhimin e duhur për të mbuluar pozicionin në fjalë.NJOFTIMI I SPAK“Për përzgjedhjen e kandidatit fitues në përfundim të intervistës së strukturuar më gojë për pozicionin Koordinator për Marrëdhënien me Median, kategoria I-b”.Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur, bazuar në nenin 15, paragrafi 2 gërma “a”, nenit 24 të Ligjit 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” i ndryshuar si dhe njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK, u zhvillua proçedura për përzgjedhjen e kandidatit fitues për pozicionin “Koordinator për Marëdhënien me Median”.

Në fazën e parë, të dorëzimit të dokumentacionit sipas kritereve dhe kushteve të shpallura në faqen zyrtare të SPAK, kanë aplikuar në total 25 kandidatë ku 12 prej tyre kanë kaluar në intervistën e strukturuar me gojë. Një nga kandidatët e kualifikuar në këtë fazë, nuk u paraqit në datën e përcaktuar për intervistë.

Po kush është Xhuljeta Krasta?

Dr. Xhuljeta Krasta i përket profesionistëve nga shoqëria civile shqiptare me një eksperiencë cilësore perëndimore jo vetëm në studimet e saj por edhe në angazhimin e saj disavjeçar si PR dhe Koordinatore për Marrëdhëniet me Median për llogari të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare me peshë, të tilla si “International Amnesty for Human Rights” , “Center for Democracy and Reconciliation in Southeast Europe”, si edhe Koordinatore për Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun në American College of Thessaloniki ACT.

Dr. Xhuljeta ka përfunduar Masterin në “Komunikim – PR” në Universitetin Amerikan “University of Indianapolis” dhe Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare me fokus Punët e Jashtme në “American College of Thessaloniki” konvertuar nga MASR në “Master Shkencor”; nga të dyja Univeristetet Amerikane ka marrë medalje ari si studente ekselente.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit