Emigracioni masiv i shqiptarëve, plani me dhjetë pika i Londrës për "frenimin" e tyre

Emigracioni masiv i shqiptarëve, plani me dhjetë…

Numri i emigrantëve që kanë mbërritur gjatë këtij viti në Britani, ka shkuar në afro 41 mijë.

22 gomone kanë sjellë në brigjet angleze, 972 emigrantë të rinj, të parët për muajin nëntor, sipas burimeve qeveritare britanike.

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick, ka folur në një interviste për një plan prej dhjetë pikësh, për t’i dhënë fund krizës më të thellë të emigracionit shqiptarë.

Sipas tij, kalimi drejt ofrimit të strehimit më bazik për të ardhurit është i domosdoshëm për të hequr atë “faktor tërheqës” të atyre që vijnë në Britani me gomone, pasi zemërgjerësia e vendit ndaj refugjateve po abuzohet.

Ka një mungesë kronike për dhoma hotelesh dhe vendbanimesh për emigrantët ilegal, ku ka pasur raste që emigrantët janë vendosur në dhoma që kushtojnë 200 sterlina apo janë bërë pronontime në bllok nëpër hotele me një kosto të lartë.

Në planin dhjetë pikësh sipas medias po shqyrtohet edhe opsioni i trajtimit të Shqipërisë si vend i BE-së që nënkupton se emigrantët shqiptarë nuk do u lejohet të kërkonin azil në Britani.

Por mbetet e paqarte nëse shtetasit e saj për rrjedhojë do përfitonin nga lëvizja njësoj si shtetasit e BE-se e shqiptareve, drejt Britanisë nëse do trajtohej shteti i tyre si vend i BE-se.

Nuk dihet ende se kur dhe çfarë forme përfundimtare do ketë plani britanik anti-emigracion që po hartohet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit