Emigracioni po rrudh popullsinë, bie ndjeshëm numri i lindjeve në 6 qarqe

Emigracioni po rrudh popullsinë, bie ndjeshëm numri…

Emigracioni po jep pasojat e veta në çdo drejtim.

Përveç mungesës së punonjësve në disa sektorë, largimi i të rinjëve ka ndikuar edhe në shtesën natyrore të popullsisë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tre mujorin e tretë të këtij viti, lindjet kanë rënë me 7.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në total, janë 6 qarqe nga 12 që kanë kanë lindshmëri shumë të ulët ose fare.

Kjo, është një ndër shumë pasoja që vendi ynë do të vuaj nga largimi i të rinjve, të cilët ndihen të pasigurt për të krijuar familje në vendin e tyre apo të qëndrojnë në Shqipëri.

Politikat e ndjekura deri tani për të mbështetur familjet e reja janë shumë të vakëta dhe pa prespektivë, ndryshe nga vendet e BE, kur fëmijës i sigurohet një mbështetje financiare disavjeçare.

Përveç kësaj, edhe numri i vdekjeve është rritur, duke sjellë një tkurrje të mëtejshme të popullsisë që ka ngelur në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit