Emigracioni shpopullon qarkun e Gjirokastrës, bie ndjeshëm lindshmëri

Emigracioni shpopullon qarkun e Gjirokastrës, bie ndjeshëm…

Qarku i Gjirokastrës prej më shumë se një dekade po regjistron ritmin më të ulët të shtimit të popullsisë në vend me një numër minimal lindjesh të reja. Bashkia si ajo e Dropullit që kanë gjithsej 3 lindje përgjatë gjithë vitit 2023 për shkak të faktit se 80% e popullsisë gjendet në emigracion.

Shumë çifte të reja rezidente preferojnë ti lindin fëmijët e tyre në maternitetet e Janinës apo Korfuzit. Të tjerë preferojnë të zhvendosen për të jetuar jashtë sapo kanë krijuar familje. Situata ekonomike dhe siguria sociale është duke e ndikuar vendimmarrje për të sjellë në jetë fëmijë. Loreta Mamani sociologe pranë universitetit të Gjirokastrës e lidh frenimin e lindjeve me papunësinë, mungesën e shërbimeve për familjet me fëmijë të mitur dhe me një lloj traume kolektive që nxit largimin.

Në maternitetin e Gjirokastrës paraqiten pacientë nga të paktën 10 rrethe të Jugut nga 3 qarqe të ndryshme. Përgjatë vitit 2023 në maternitetin e Gjirokastrës erdhën në jetë rreth 350 foshnje nga rreth 500 që ishin në viti 2013. Por regjistrimi i të sapoardhurve në jetë rezulton të jetë më i lartë për shkak se gati 500 foshnje nga rajoni lindin çdo vit në maternitetin e Janinës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit