Emigrantët e paligjshëm/ Analiza e The Times: Meloni gati tu “mbyllë dyert” anijeve të kërkim-shpëtimit

Emigrantët e paligjshëm/ Analiza e The Times:…

Emigrantët e paligjshëm janë një problem shqetësues për vendet europiane, mes të cilave edhe Italia.

Të shumta janë rastet e raportuara të personave të cilët vijnë kryesisht nga vendet e lindjes, të cilët rrezikojnë mbytjen nëse nuk do të shpëtoheshin nga anije të cilat drejtohen nga shoqata bamirëse dhe që patrullojnë Mesdheun pikërisht për tu ardhur atyre në ndihmë e për të zvogëluar numrin e jetëve që humben në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.

Ocean Viking, anije e operuar nga shoqata bamirëse “SOS Mediterranee”, tani po mban 234 migrantë të kapur në një seri shpëtimesh, duke përfshirë sirianë dhe bangladeshas, dhe po kërkon një port italian për t’u ankoruar – por qeveria e re e djathtë e djathtë e Giorgia Melonit në Roma ka të tjera plane.

Meloni mbajti fjalimin e saj të parë në parlament si kryeministre, duke premtuar “të ndalojë emigracionin e paligjshëm nga Libia dhe duke bërë presion me dërgimin e forcave ushtarake në Libi në mënyrë që të luftohet trafikimi i qenieve njerëzore.

Po atë ditë, Matteo Piantedosi, ministri i ri i Brendshëm, kërcënoi se do të ndalonte ankorimin e anijeve, deklaratë kjo që i shkonte shumë për shtat aleatit të Melonit, Matteo Salvini, i cili u përpoq të ndalonte emigrantët që zbarkonin në Itali në 2018-19, kur ai drejtonte ministrinë e brendshme.

“Siç u premtua, qeveria synon të shohë respektimin e rregullave dhe kufijve”, tha Salvini, i cili është rikthyer në qeveri si ministër i Infrastrukturës.

Këtë vit Italia është duke u përballur me një numër më të madh të emigrantëve të paligjshëm, rreth 80,000 vetëm deri tani, ndërkohë që një vit më parë ky numër ka qenë rreth 53,000.

Qeveria e re e së djathtës ekstreme mendon se anijet e operuara nga organizatat bamirëse shtojnë shpresën dhe ndikojnë që të shtohet numri i atyre që përpiqen të mbërrijnë brigjet italiane me mënyra të paligjshme, duke rritur kështu edhe numrin e atyre që humbin jetën në tentativë.

Ndërkohë organizatat bamirëse pretendojnë se ata që kanë vendosur të largohen nga vendi do ta bëjnë dhe nëse ndalohet patrullimi dhe ankorimi i anijeve tona, kjo do të shtonte numrin e viktimave, ndërsa në tetë vitet e fundit kanë humbur jetën rreth 20 mijë persona për këtë shkak.

“Çdo përpjekje për të ndaluar operacionet e kërkim-shpëtimit do të rrisë numrin e të vdekurve,” thotë një nga drejtuesit e këtyre organizatave.

Ndërsa këtë javë nisi beteja mes Romës zyrtare dhe organizatave bamirëse, nuk munguan emigrantët që humbën jetën edhe gjatë kësaj kohe. Dy prej tyre ishin edhe dy binjakë një muajsh nga Guinea të gjetur të vdekur në një varkë dhe dy fëmijë njëvjeçarë të cilët humbën jetën nga zjarri kur mjeti lundrues me të cilin po udhëtonin u përfshi nga flakët.

Ministri italian Piantedosi ka rreshtuar një sërë pikash mbi të cilat bazon faktin që anijet të ankoroheshin në brigjet italiane.

Ai përmendi një rregull detar të OKB-së që ndalon anijet të “ngarkojnë ose shkarkojnë” pasagjerë në ujërat e huaja pa leje, duke shtuar se meqenëse Ocean Viking, një nga anijet, ishte regjistruar në Norvegji, i takonte Norvegjisë të priste emigrantët.

“Një anije e dytë, Humanity 1, tani në det me më shumë se njëqind emigrantë të shpëtuar, duhet të niset për në Gjermani, pasi ajo ishte e regjistruar atje”, tha ai, teksa shtoi se dy anijet e shpëtimit nuk kishin informuar vendet në ujërat e të cilave po kryenin operacionet e shpëtimit – një pretendim i mohuar nga Alessandro Porro, presidenti i SOS Mediterranee.

“Kjo është gënjeshtër, ne i themi gjithmonë autoriteteve përkatëse, qofshin italiane, malteze apo libiane, edhe pse ata rrallë përgjigjen. Ne kemi regjistrat për ta vërtetuar këtë”, tha ai.

Porro shtoi se megjithëse ata informojnë rojën bregdetare libiane, SOS Mediterranee refuzon të dërgojë emigrantë atje, duke qenë se shumë prej tyre përballen me tortura, përdhunime dhe zhvatje në burgjet libiane.

Zyrtarët e porteve në Itali përdorën burokraci për të bllokuar anijet e bamirësisë në portet italiane dhe për të penguar operacionet e shpëtimit pasi Salvini u largua nga ministria e brendshme në 2019.

Shembujt tregojnë se si zyrtarët e BE-së dhe të qendrës së majtë në Itali po bënin çmos për të bllokuar migracionin shumë përpara se Meloni të merrte detyrën. Ajo që ndryshon tani është se Meloni dhe aleati i saj Salvini do t’i japin publicitetin maksimal përpjekjeve të tyre për të mos lejuar funksionimin e anijeve të kërkim shpëtimit, që do të thotë se Ocean Viking dhe Humanity 1 mund të qendrojnë të bllokuar në det për një kohë të gjatë.

“Ne jemi të përgatitur për çdo gjë. Ne kemi mjaft ushqim dhe ujë sa për të mos pasur probleme tani për tani”, tha Lescot në bordin e Ocean Viking.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit