Emigrantët faktor i rëndësishëm ekonomik, shqiptarët PRO votës së tyre

Emigrantët faktor i rëndësishëm ekonomik, shqiptarët PRO…

Vota e emigrantëve është një ndër çështjet që ka hapur debat në politikën vendase, për të marrë ose jo miratim! Emigrantët janë një faktor i rëndësishëm sa i takon të ardhurave të vendit, pasi shumë para vijnë në vendin tonë nga jashtë si mbështetje për familjarët e tyre ose investime që ata mund të bëjnë.

Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm gjatë vitit 2022 në Shqipëri u futën më shumë se 1.2 miliardë euro, ose sa 9.2 e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Por pavarësisht kësaj, emigratët që ndodhen jashtë vendit nuk kanë të drejtë të votojnë.

Në një sondazh të bërë së fundi nga ‘Barometri”, shqiptarët janë pyetur nëse janë pro apo kundër votës së emigrantëve. Sipas shifrave të publikuara nga pyetjet e drejtpërdrejta të 1 000 të intervistuarve ballë për ballë, rezulton se 76.7% e tyre janë dakord për votën e emigrantëve pasi kanë votuar alternativën ‘PO’.

Vetëm 21.3% e të pyeturve nuk janë dakord me të drejtën e votës së emigrantëve duke zgjedhur ‘JO’, teksa 2% nuk e kanë të qartë dhe kanë zgjedhur përgjigjen ‘Nuk e di’!

Në zgjedhjet lokale të 2023 asnjë emigrant që ndodhet jashtë vendit nuk kishte mundësi të votonte. Vitin që vjen janë zgjedhjet e përgjithshme për kryeministrës ku sipas gjasave, edhe pse shqiptarët janë shprehur PRO votës së emigrantëve, kërkesa e tyre nuk do të merret parasysh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit