Emigrantët kthehen në Greqi, fluks makinash në doganën e Kapshticës

Emigrantët kthehen në Greqi, fluks makinash në…

Emigrantët shqiptarë kthehen në vendet e punës në Greqi.

Pas festës së Pashkës Ortodokse, emigrantët shqiptarë kanë bërë gati valixhet dhe i janë drejtuar vendeve të punës në shtetin fqinj. Mësohet se në doganën e Kapshticës është shtuar fluksi i mjeteve përgjatë 24 orëve të fundit.

Sipas autoriteteve doganore gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë drejt Greqisë 8558 shtetas ndërsa 2271 shtetas kanë hyrë në Shqipëri.

Ndërkohë në 48 orët e fundit nga dogana e Kapshticës kanë dalë në total rreth 14 mijë emigrantë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit