Emigrantët shqiptarë kthehen në vendlindje për të rikonstruktuar shkollën e harruar nga shteti

Emigrantët shqiptarë kthehen në vendlindje për të…

Shkolla 9-vjeçare dhe e mesme “Ajet Ndreu” në Sllovë të Dibrës po i nënshtrohet një rikonstruksioni, këtë iniciativë e kanë ndërmarrë disa sipërmarrës shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali.

Shpendi Ndreu dhe Dritan Beqiri të cilët kanë origjinën e tyre nga ky fshat, u kthyen pas disa vitesh që të japin shembullin e tyre të mirë, ata thonë se persona të tjerë të komunitetit i janë bashkuar kësaj nisme.

Rregullimi i tualeteve me kushte moderne, shtrimi me parket i disa klasave në kopësht, rregullimi dhe sistemimi i një klase për nxënës me aftësi ndryshe me kushte dhe standarte ndërkombëtare, montimi i disa kondicionerëve në klasat e kopështit(arsim parashkollor) janë disa nga punët e mira që këta sipërmarrës po kryejnë.

Përtej gjithçkaje këto veprime ngjallin shpresë kundrejt kësaj tymnaje e krize socio-ekonomike që po kalon Shqipëria ku këto fshatra duket se janë të lëna pas dore prej vitesh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit