Emigranti përdhunon 15-vjeçaren në det

Emigranti përdhunon 15-vjeçaren në det

Një vajzë 15 vjeçe është përdhunuar nga një djalë adoleshent në det, pranë plazhit në Bournomouth. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur afër Oceanarium rreth orës 15:30 të dielën.

Media britanike, shkruan se  vajza ishte duke luajtur me top me miqtë e saj, por në një moment ajo shkoi rastësisht pranë djalit për të marrë topin. 17-vjeçari, i cili është me origjinë pakistaneze, filloi të fliste me viktimën, para se ta çonte atë më thellë në det, ku raportohet se ndodhi përdhunimi.

Policia e Dorset ka bërë thirrje që kushdo që disponon informacion për ngjarjen apo të dhëna për viktimën, t’i adresojë në komisariat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit