Emigranti shqiptar në ShBA i shpëtoi koronavirusit, por gjeti vdekjen në mes të rrugës

Emigranti shqiptar në ShBA i shpëtoi koronavirusit,…

Emigranti shqiptar Zudi Daci që jetonte në Amerikë ia doli që të mos infektohej me koronavirus, por humbi jetën tragjikisht në një aksident.

Teksa po ecte me bicikletë kur u godit nga një kamion rreth orës 08:20 të mëngjesit të së premtes.

Nipi i tij, Jim Lleshi shpehu ngushëllimet duke thënë: “Ai ishte idhulli im. Ishte në gjendje shumë të mirë. Njeri shumë i mirë dhe kurrë nuk bërtiti askënd.”

Pasi kaloi disa javë shqetësime për korònavirusin, zgjodhi që të dilte me bicikletë për të qenë në formë.

Të premten ishte për shëtitje dhe sapo doli në cepin e rrugës, shoferi i kamionit Faustino Rebollar-Garcia, 43 vjeç, e goditi ndërsa po bënte kthesën.

Zudi Daci, një shqiptar ishte veteran i arsimit në Dibër të Madhe, shkrimtar dhe veprimtar i njohur i këtij komuniteti.

Daci u shpall i vdèkur në Qendrën Mjekësore të Universitetit Richmond, ndërsa Rebollar-Garcia u mor në paraburgim kur policia kuptoi se licenca e tij kishte skaduar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit