5 orë nga Greqia për të takuar Ramën, emigranti: Ta shoh e le të vdes!

5 orë nga Greqia për të takuar…

Ndërsa protestat e të rinjve kundër kryeministrit Edi Rama vijojnë në Tiranë, një tjetër situatë është regjistruar në Pogradec, ku një 65-vjeçar shqiptar, emigrant prej 35 vitesh në Greqi, ka udhëtuar rreth pesë orë nga Ksanthi për të takuar kryeministrin.

Halim Bufi tha se mori vesh për mbledhjen e qeverisë në Pogradec dhe vendosi të nisej menjëherë, me shpresën për t’i shprehur Ramës mirënjohjen për politikat që, sipas tij, kanë ndihmuar emigrantët shqiptarë në Greqi, veçanërisht lidhur me pensionet dhe njohjen e viteve të punës. “Kam ardhur nga Greqia të takoj Edi Ramën, t’i jap falënderimet e mia që kam si refugjat. Për ne ka bërë shumë punë”, u shpreh ai.

Bufi nuk e fshehu entuziazmin për mundësinë e takimit me kryeministrin, duke deklaruar: “Kam shpresë shumë të madhe ta takoj, ta takoj e le të vdes. Të na rrojë sa malet.” Ai gjithashtu tha se protestat në Shqipëri i konsideron të kota dhe tregoi se në të kaluarën ka qenë mbështetës i Partisë Socialiste, ndërsa përmendi edhe ish-kryeministrin Fatos Nano, të cilin e cilësoi si të nderuar.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit