Emigrimet e shumta të shqiptarëve/ Anglia sjell “hetues” në Tiranë: Do gjejnë shkaqet e largimeve

Emigrimet e shumta të shqiptarëve/ Anglia sjell…

Persona të autorizuar nga Britania do të vizitojnë Shqipërinë këtë javë që vjen. Sipas revistës “Mirror” ata do vijnë në Shqipëri për të zbuluar shkaqet që shumë të rinj shqiptar largohen nga vendi.  “Një grup studiuesish nga Fondacioni Sanctuary, të udhëhequr nga Dr. Krish Kandiah, janë vendosur për një “mision gjetës të fakteve”, duke kërkuar të gjejnë mënyra për të dekurajuar të rinjtë që të mos bëjnë udhëtimin e rrezikshëm”, shkruan Mirror. 

Ata do tentojnë që të gjejnë mënyra për të ndihmuar zonat e varfra të vendit, për të parë nëse kjo do të ndryshoj mendimin e të rinjëve që ata të qëndrojnë në Shqipëri. Sakaq bëhet me dije se Rreth 12,301 njerëz nga Shqipëria shkuan në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla përgjatë kanalit vitin e kaluar. Dhe nga mijëra të rinjtë që kanë hyrë në sistemin e referimit të qeverisë, 90% thonë se janë viktima të skllavërisë moderne. 

Sakaq, mësohet se udhëtimi i vullnetarëve britanik do të nisë të martën, kur Dr Kandiah do të presë një tryezë të rrumbullakët në Tiranë me drejtues të shoqërisë civile, besimtare si dhe do të takohet me të rinjtë që jetojnë në kryeqytet. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit