Emigrimi masiv i shqiptarëve/ Britanikët kërkojnë arsyen, sipas ekspertëve varfëria faktori kryesor

Emigrimi masiv i shqiptarëve/ Britanikët kërkojnë arsyen,…

Media britanike The Mirror ka pasqyruar vizitën e disa studiuesëve dhe ekspertëve anglezë të cilët kanë vizituar së fundmi Shqipërinë për të kuptuar arsyet në lidhje me emigrimin masiv të të rinjve drejt Britanisë së Madhe.

Një prej tyre ishte edhe Dr Krish Kandiah i Fondacionit Sanctuary, i cili paralajmëroi se shumë të rinj do të bëjnë kalimin e rrezikshëm drejt Britanisë nëse nuk bëhet më shumë për të hapur rrugët ligjore dhe për të ulur varfërinë në vend.

Kandiah tha se varfëria ishte një “faktor shtytës” i madh për largimin e të rinjve nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke intervistuar një grup të rinjsh në Kamëz, një qytet pranë kryeqytetit Tiranë, Dr Kandiah zbuloi se të gjithë ata kishin një anëtar të ngushtë të familjes që kishte udhëtuar në Angli me një varkë të vogël, shkruan “Mirror”.

Ai tha: “Ata kishin shkuar për “para të shpejta” shumica kishin shkuar për të punuar në ekonominë gri, në lavazhe dhe ndërtim”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit