Emigrimi në Gjermani/ Pas mjekëve dhe infermierëve radhën e kanë farmacistët dhe dentistët

Emigrimi në Gjermani/ Pas mjekëve dhe infermierëve…

Një student apo profesionist i ri në degën apo nëndegët e mjekësisë, është një kandidat potencial për t’u larguar nga vendi. Bluzat e bardha e shohin diplomën si një pasaportë të artë për t’u larguar nga vendi, drejt një punësimi më dinjitoz.

E pas largimit të mjekëve dhe infermierëve, dy kategori të tjera profesionistësh i shtohen listës. Farmacistët dhe dentistët, edhe pse mund të kenë hapur një biznes të tyrin në Shqipëri, po ulin qepenin dhe po zgjedhin Gjermaninë.

Ndryshe nga sa dhe si punonin në Shqipëri, këto dy profesione nuk e kanë aq të lehtë sa mjekët integrimin. Shteti gjerman u pengesa kur bëhet fjalë për të hapur biznes, pasi konsiderohet si konkurrencë ndaj shtetasve të tij.

Një farmacist apo dentist duhet të tentojë disa herë për t’u pajisur me diplomë e që më pas mund t’i krijohet mundësia për të hapur biznes, por deri atëherë është rrugë e gjatë. Ndërsa mjekët që ikin e kanë më të thjeshtë pasi shkojnë si të punësuar.

90% e farmacistëve apo dentistëve nuk e marrin diplomën me të parën. Mjekët tanë bëjnë atë që nuk duan të bëjnë mjekët gjermanë pasi ka stres, ka risk”, tha Aurora Dollenberg, mjeke në Gjermani.

Vetëm në 5-vjeçarin e fundit kanë ikur nga Shqipëria 5 mijë bluza të bardha nga të cilët 1500 janë mjekë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit