Emigrimi po shpopullon vendin/ Zall Strikçani mbetet me 5 shtëpi, nga 60 dikur

Emigrimi po shpopullon vendin/ Zall Strikçani mbetet…

Çdo ditë më shumë vendi ynë po shpopullohet. Të rinjtë ju drejtohen vendeve të tjera me mundësi më shumë dhe më të mira. Ky largim ka bërë të ndihet edhe në kryeqytet por më shumë në fshatra, atje ku banesat janë më të pakta në numër dhe ka më pak njerëz.

Mungesa e investimeve dhe papunësia e madhe janë dy ndër arsyet kryesore që i kanë bërë fshatrat të boshatisen.

Edhe zonat rurale të Dibrës të boshatisen masivisht. Banorët në këto zona shprehen të shqetësuar për situatën, ndërsa gishtin e drejtojnë tek shteti, i cili sipas tyre ka dështuar që tu sigurojë njerëzve një jetesë normale në fshat.

Zall Strikçani mbetet me 5 shtëpi nga 60 dikur.

Ky është Arif Lala, banor i fshatit Zall Strikçan në Bulqizë.

Në fshatin e tij dikur kishte 60 familje, sot atje kanë mbetur 5 prej tyre!

Të gjithë kanë ikur, i kanë kthyer kurrizin fshatit për tokave të tyre.

Mungesa e infrastrukturës, harresa nga pushteti e shteti, mundësitë e pakëta, janë arsyet e ikjes masive!

“Largimi dhe arsyet dihen: papunësia, infrastrulktura e dobët dhe mosinteresimi i shtetit. Kemi mungesa të ujit të pijshëm, dritat herë vijnë dhe herë jo”, shprehet banori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit