Emini i ‘Përputhen’ largohet nga programi, vjen reagimi i fortë në Instagram

Emini i ‘Përputhen’ largohet nga programi, vjen…

Emin Kelmendi, një nga konkurrentët e ‘Përputhen’ ka ndarë së fundmi një mesazh të rëndësishëm me ndjekësit. Ai është shprehur në llogarinë e tij në Instagram, se nuk do të jetë më pjesë e këtij programi.

Emini falenderoi stafin e programit, por pa shpjeguar asryet e vërteta të largimit të tij.

“Me të vërtetë nuk di nga ta filloj dhe ku ta mbaroj. Jeta së bashku me disa persona të veçantë të bëjnë të marrësh vendime të papritura. Me këtë deklaratë dua të them se unë nuk të jem më pjesë e emisionit që po thyen rekorde shikueshmërie Përputhen. Dua të falenderoj nga zemra zonjë e shtëpisë Olsa Muhametin, pa harruar Arjan Konomin dhe personin më pozitiv që kam njohur Bora Zemanin duke i kërkuar falje për gjithë nervozizmin që i kemi shkaktuar. Aty njoha dy persona që do i ruaj gjithmonë brenda zemrës, Andin dhe Mevlanin. Ju kërkoj falje të gjithëve që i kam bërë me u ndje keq dhe të gjithëve ju uroj më të mirat e zemrës”, shkruan Emini.

 

/boldnews/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit