Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojë 3 impiante për përpunimin e ujit të pijshëm në Gaza

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojë…

Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të ruajnë lidhjet me Izraelin për të ndërtuar tre impiante shkripëzimi për të furnizuar Gazën me ujë, pavarësisht protestave pro palestinës. Ndërkohë që presidenti i Arabisë Saudite Sheikh Mohamed bin Zayed ka bërë thirrje për armëpushim dhe ndërprerje të luftimeve në rripin e gazës.

Komanda e Operacioneve të Përbashkëta të Ministrisë së Mbrojtjes të Emirateve të Bashkuara Arabe ka njoftuar synimin e saj për të ngritur tre impiante dekripëzimi në Rafah brenda Rripit të Gazës.

Kapaciteti prodhues i secilës fabrikë, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe WAM, do të arrijë në 200 mijë gallon në ditë. Gjithsej me një total prej 600 mijë gallonash, duke përfituar 300 mijë njerëz në ditë.

Agjensia e lajmeve të Arabisë Saudite WAM ka raportuar se kjo nismë mishëron qëndrimet historike ndaj vëllezërve palestinezë duke qëndruar pranë në këto rrethana të vështira me të cilat përballen aktualisht.

Ky operacion ka nisur me 5 nëntor i udhëhequr nga Komanda e Përbashkët Operative në Ministrinë e Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe, në bashkëpunim dhe koordinim me Autoritetin e Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalifa bin Zayed Al, Fondacioni Nahyan për Punë Humanitare, Fondacioni Bamirës dhe Humanitar Zayed bin Sultan Al Nahyan dhe organizata të tjera humanitare dhe bamirëse në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë Arabia Saudite vendosi lidhje diplomatike me Izraelin në 30 vjet nën marrëveshjen e abrahamit të ndërmjetësuar nga SHBA në 2020. Kjo i hapi rrugën shteteve të tjera arabe për të krijuar lidhjet e tyre me Izraelin duke thyer një tabu për normalizimin e marrëdhënieve pa krijimi i një shteti palestinez.

“Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari qëndrojnë të vendosur në nxitjen e nevojës për të avancuar përpjekjet për de-përshkallëzimin dhe për të siguruar një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në rajon.” – ka deklaruar Sheikh Mohamed në mediat sociale.

Pavarësisht lidhjeve më të ngushta ekonomike dhe të sigurisë me Izraelin të krijuara gjatë tre viteve të fundit, Abu Dhabi ka pasur pak sukses të dukshëm në frenimin e ofensivës ndaj Gazës, e cila ka çuar në vdekjen e më shumë se 11 mijë njerëzve, sipas zyrtarëve palestinezë. Hamasi vrau rreth 1200 njerëz në sulmin e tij të befasishëm ndaj Izraelit dhe rreth 240 pengje u morën, thanë autoritetet izraelite, raporton Reuters.

Duket që Arabia Saudite ka marrë parasysh lëvizjet politike të Turqisë dhe Erdogan në raportet me Rusinë dhe Ukrainën, vende të cilat kanë konflikte me njëra-tjetrën prej më shumë se dy vitesh tashmë. Ku Turqia ka furnizuar me dronë Bayraktar TB2 Ukrainën ndërkohë mban marrëdhënie të mira ekonomike dhe diplomatike dhe ekonomike me Rusinë pavarësisht kritikave nga vendet anëtare të NATO duke pasur parasysh që Turqia është vend anëtar i NATO.

Ky projekt i Arabisë Saudite me Izraelin dhe thirrjet për armëpushim janë fuqizim i ndikimit të Arabisë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit