Emiri i Katarit reagon pas kritikave për organizimin e Botërorit

Emiri i Katarit reagon pas kritikave për…

Katari është përballur me kritika të ndryshme në lidhje me organizimin e Kupës së Botës. Kjo për shkak të diskriminimit të komunitetit LGBTQ dhe dhunës ndaj grave.

Emiri i Katarit ka mohuar se është ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të komunitetit LGBTQ dhe se nuk janë respektuar të drejtat e grave. Ndër të tjera, ai ka thënë se asnjë vend tjetër që ka organizuar Botëror nuk është sulmuar kaq shumë.

“Që kur fituam nderin e organizimit të Kupës së Botës, Katari i është nënshtruar një fushate të paprecedentë që asnjë vend pritës nuk është përballur ndonjëherë. Fillimisht e trajtuam çështjen me mirëbesim dhe madje konsideruam se disa kritika ishin pozitive dhe të dobishme, duke na ndihmuar të zhvillojmë aspektet tona që duhen zhvilluar. Por shpejt u bë e qartë për ne se fushata vazhdon, zgjerohet dhe përfshin trillime dhe standarde të dyfishta, derisa arriti një masë egërsie që bëri shumë pikëpyetje, për fat të keq, për arsyet dhe motivet e vërteta pas kësaj fushate”, tha emiri Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani në një fjalim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit