Emiriana Sako do të binjakëzojë Teutën me Manchester Cityn

Emiriana Sako do të binjakëzojë Teutën me…

Pasi Peqini u binjakëzua me Lazion, falë punës së palodhur të Alfred Pezës, një tjetër ekip i madh vjen në Shqipëri. Emiriana Sako ka premtuar se shumë shpejt Manchester City do të ketë një projekt në Durrës, e madje ekskluziv për Ballkanin. Socialistët nuk kanë të ndalur me propagandën gjatë fushatës, aq sa bëhen edhe qesharakë me premtimet që nxjerrin nga goja e tyre. Njësoj si Alfred Peza që me premtimet e tij gajasi edhe Edi Ramën dhe Bashkim Finon, teksa u premtonte qytetarëve të Peqinit rritje të lartë sportive e jo të ekonomisë apo punësimit.

Ne ishim atje për të vizituar klubin e Manchester City dhe të njëjtin projekt duam që ta zbatojmë në qytetin e Durrësit. Është një projekt fantastik për sportin, për të ndërtuar në qytetin tonë një shkollë sportive për fëmijët dhe një akademi elitë. Është për t’u falënderuar kryeministri në fakt për këtë iniciativë që të realizohet sa më shpejt kjo marrëveshje” – tha Sako.

Banorët e Durrësit nuk kanë hyrë ende në banesat e reja, edhe pse 4 vite pas tërmetit. Në vend që t’ju dorëzojë banesat e reja qytetarëve të prekur, Sako zë hapësirat televizive për të bërë show në emër të propagandës politike.

“Kjo është një gjë krejtësisht tjetër nga terrenet sportive që ne kemi në qytetin tonë sepse është një ide e jashtëzakonshëm për të sjellë këtu në Durrës trajnerët e një skuadre shumë të rëndësishme në Europë dhe patjetër që për Durrësin është një mundësi e jashtëzakonshme për fëmijët që bëjnë sporte në qytetin tonë. Ne kemi rreth 2000 fëmijë, por ky nuk do të jetë vetëm një projekt për qytetin e Durrësit, do të jetë një projekt kombëtar dhe mbase në firmosjen e kontratës definitive ne do të shohim mundësitë edhe që të marrim ekskluzivitetin për gjithë rajonin, për gjithë Ballkanin” – tha Sako.

Mirëpo kryebashkiakja nuk është kujdesur as për vetë sportin në Durrës. Skuadra e Tetuës është dy pikë larg zonës së rrezikshme për të rënë nga kategoria Superiore. Kujtojmë se dhe fushat sportive rreth stadiumit “Niko Dovana” do të prishen, për të ndërtuar dy kulla gjigante.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit