Emirjana Sako i fut në xhep një “kafe” 2 MILIARD Lekëshe oligarkut Bozhaj e ortakëve

Emirjana Sako i fut në xhep një…

Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako në një tender të fundit i ka futur në xhep “një kafe” mbi 2 MILIARD LEKËSHE me TVSH, Yzedin Bozhajt dhe ortakëve të tij Andrea e Astrit Gjikondaj.

Tenderi me objekt “Ndërtimin e shkollës 9-vjeçare ‘Met Hasa’ me një fond limit prej 2.4 MLD Lekësh, i është dhënë kompanive “Shëndelli” shpk të Yzedin Bozhajt dhe “ASI-2A CO” shpk të Astrit dhe Andrea Gjikondaj.

Procedura e prokurimit është shënuar me Red Flag për Skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues, plot 10 kompani.

Kryebashkiakja ka favorizuar kompanitë e oligarkëve në garë duke bërë që tenderi automatikisht të shënjohet me flamur të kuq për alarm korrupsioni, klientelizmi apo favoresh të tjera të mbyllura mes palëve në prapaskenë.

Në një vëzhgim të kryer nga JOQ, në lidhje me arsyet e skualifikimit të kompanive pjesëmarrëse, rezulton se ky tender ka qenë i paracaktuar për Bozhajn dhe Gjikondajt.

Arsyet e skualifimit që fitues të tenderit të shpallesjin oligarkët në fjalë janë nga më qesharaket në kufijtë e absurditetit. Njëra prej kompanive është përjashtuar nga gara se s’ka patur 1 kamion, ndërsa një kompani tjetër është përjashtuar se dokumentacionin për ia ka ofruar në gjuhën angleze… që përpos korrupsionit në tendera del në pah edhe fakti se Bashkia Durrës me në krye kryetaren s’dinë anglisht…

Këto verifikime vulosin bashkëpunimin shtet-oligarkë në ndarjen e parave të Buxhetit të Shtetit mes një klani të ngushtë personash pranë qeverisë dhe garën e korruptuar në tenderimet për shërbime publike.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit