Emisioni investigativ italian "shkërmoq" Ramën, tregon lidhjet e Olsit me trafikun e drogës

Emisioni investigativ italian “shkërmoq” Ramën, tregon lidhjet…

Në emisionin investigativ më të rëndësishëm në Itali “Report” të transmetuar në televizionin shtetëror italian “RAI 3” u trajtua mbrëmjen e djeshme  lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Por gazetari Giorgio Mottola u ndal edhe tek Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, duke konfirmuar denoncimin e pak ditëve më parë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, për përfshirjen e Olsi Ramës në Laboratorin e Xibrakës. 

Disa hije arrijnë deri tek vëllai i kryeministrit Edi Rama. Nga dokumentet e hetimeve të prokurorisë në 2016-ën që emisioni “Report” i publikon ekskluzivisht më poshtë rezulton se vëllai i kryeministrit shqiptar ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar, persona që janë tashmë gjykuar dhe që kanë qenë në prani direkte të Olsi Ramës gjatë disa kontrolleve të policisë. Nga ky hetim lindi një proces gjyqësor ku narko-trafikantët janë dënuar ndërsa Olsi Rama as të paktën nuk u mor në pyetje. Emri i tij, madje është fshirë nga dosjet gjyqësore” – thuhet në dokumentin e emisionit “Report” të RAI 3 që ka publikuar edhe fotot e Olsi Ramës.

Po ashtu, gjatë emisionit është intervistuar një autoritet i drejtësisë italiane dhe evropiane, prokurori Francesco Mandoi. Vite më parë Edi Rama ka propaganduar se ka marrë këshilltar të tij Mendoin me qëllim për të përmirësuar luftën ndaj korrupsionit duke u këshilluar me një nga autoritete më inluent të drejtësisë italiane, pasi Shqipëria rendite nga Transparency International si vendi më i korruptuar në Europë.

Nëse futesh në Google, gjen shumë pak, ose aspak lajmë rreth ‘këshilltarit të Ramës’, gjë të tregon se kryeministri, i cili shquhet për shumim të lajmeve të bujshme, është kujdesur që ta zhdukë lajmin për këshilltarin e tij imagjinar. Përveç një foto me Ramën në kryeministri thuajse nuk gjen asgjë tjetër për të.

Në emisionin investigativ u fol edhe për kampin e refugjatëve që do ngrihet në Gjadër dhe Shëngjin. Gazetari i “Report” tentoi ti marrë një intervistë Ramës për këtë çështje, por nuk është pranuar nga kryeministri jonë. Ndërsa për reformën në drejtësi, emisioni investigativ thekson se vettingu ka qenë një proces tërësisht politik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit