Emocionohet “Tigri i Tepelenës”, s'përmbahet para Berishës: O ‘Bud Spencer’ i Shqipërisë, tropojan gjigand!

Emocionohet “Tigri i Tepelenës”, s’përmbahet para Berishës:…

Turi i takimeve të Berishës është ndalur gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjirokastrës. Në këtë qytet, ish-kryeministri është pritur nga është pritur nga ish-presidenti Bujar Nishani, nga deputeti Tritan Shehu si dhe nga disa ish-zyrtarë të tjerë të PD.

Foltorja e Berishës debutoi edhe kësaj here, teksa udhëheqësi i këtyre takimeve theksoi se  demokratët kanë një mision, atë të shpëtimit të Partisë Demokratike. Gjatë gjithë fjalës së tij, Berisha ka akuzuar ashpër kryeministrin Rama duke e etiketuar si vrasësin e shpresws së të rinjve shqiptarë.

Ndërkohë ajo që u pa ishte edhe entuziazmi i personave që ishin mbledhur në ‘foltoren’ e Berishës. Ajo që bëri përshtypje, ishte shpërthimi i një prej demokratëve të zjarrtë, i cili nuk i ka përmbajtur dot emocionet përpara ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në fjalën e tij, qytetari demokrat e ka quajtur Berishën një “Bud Spencer” të Shqipërisë dhe një tropojan gjigand.

Qytetari:

Kujtoj vitet kur ne e prisnim në dalje të Krasit, e ai ndalonte makinën në çdo vend. Ai thoshte sa na shikonte mbaje makinën se kanë dalë tigrat e Tepelenës. Mirë se erdhe në jug të Shqipërisë o Sali Ram Berisha , o “Baspenceri” i Shqipërisë. O trim. Nga ti duam të dëgjojmë vetëm fitore, fitore, fitore, të përqafoj o tropojan gjigand.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit