Emocionuese| 6-vjeçari shqiptar “harron” dhuratën për festa, i jep Kryqit të Kuq arkën e kursimeve

Emocionuese| 6-vjeçari shqiptar “harron” dhuratën për festa,…

Kolton Ndoj mund t’i kishte bërë vetes ose familjes një dhuratë të vogël për festa por nuk veproi kështu. Ai bashkë me të ëmën morën arkën e kursimit dhe u nisën drej zyrave të Kryqit të Kuq për ta dhuruar atë. Në momentin kur stafi i ndihmave humanitare panë vogëlushin të afrohej me “dërrkusin” e kursimeve, u mahnitën dhe u emocionuan pafund.

Kolton kishte kohë që mendonte të dhuronte kursimet e tij për njerëzit në nevojë. Për këtë ai i kishte dhënë edhe nënës së tij se donte të bënte dikë të lumtur me paratë që kishte mbledhur gjatë kësaj kohe.

Kolton Ndoj

“Më tha se donte vetëm një gjë, t’i ndihmonte ata fëmijë. Kështu që mendova se nëse ka një realitet të cilit mund t’i besosh është Kryqi i Kuq, ndaj shkuam tek ata. Ishte një moment i bukur dhe ai ishte vërtet i lumtur. Jo të gjithë e prisnin këtë”- tha Julanda, nëna e 6-vjeçarit për mediat vendase.

Familja Ndoj është me origjinë nga Shqipëria dhe prej dy vitesh jetojnë në Bregnano.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit