Emrat/ Dy shqiptarë arrestohen për fabrikën 1 mln paund. Kryetari i qytetit: Jemi të habitur! Nuk na kishte shkuar kurrë në mendje se…

Emrat/ Dy shqiptarë arrestohen për fabrikën 1…

Komuniteti i Whitehaven mbeti i habitur kur mësoi se një fermë e madhe kanabisi po lulëzonte në zemër të qendrës së qytetit.

Brian O ‘Kane, kryetari i Këshillit të Qytetit Whitehaven, tha se: “Unë mendoj se të gjithë janë të tronditur thellë.

“Duke ditur natyrën e gjerë të asaj ndërtese brenda dhe vendndodhjen, thjesht nuk mund ta besosh. Sidomos se diçka e tillë mund të ndodhë në një qytet si Whitehaven”.

Personalisht jam izoluar për nëntë ose 10 javët e fundit, por njerëzit do ta kenë kaluar atë ndërtesë shumë herë, është me të vërtetë në zonën qendrore. Thjesht ju bën të kuptoni se situata e drogës në zonë duhet të jetë më serioze sesa mendohej nga shumë prej nesh.”

Fabrika e kanabisit, e cila oficerët e cilësuan si një “strukturë prej 1 milion £”, u sulmua në orët e para të së dielës. Atje vlerësohet se ka pasur rreth 1.300 bimë kanabis.

Shtetasit shqiptarë Xhona Leka, 28 vjeç dhe Gjergji Braculla, 39 vjeç, u paraqitën në gjykatën e magjistratëve në Carlisle të hënën, duke u përballur me dy akuza, ku Braculla i mohoi ato.

Magjistratët e çuan çështjen në Carlisle Crown Court, ku do të zhvillohet seanca e dënimit përfundimtar më 26 qershor. Leka dhe Braculla u mbajtën në paraburgim.

/Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit