Emrat e këngëtarëve pretendentë për të shkuar në Eurovizion

Emrat e këngëtarëve pretendentë për të shkuar…

Festivali i RTSH-së fillon pas 2 muajsh dhe kanë nisur të përfliten tashmë emrat e parë që do të marrin pjesë. Në media ka qarkulluar lajmi se do të jetë Arbana Osmani ajo që këtë vit do të moderojë Festivalin.

Mësohet se bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj, do të jetë regjisor i festivalit. Grupi “Produkt 28”, por që këtë herë do të vijnë të ndarë, pasi Fabian Basha ka një krijim të tijin, ndërsa kantautori Alban Kondi vjen këtë herë duet me këngëtaren e re Loré, artiste e re që menaxhohet nga vetë ai.

Mendohet se pjesë do të jetë dhe Fifi që pritet të jetë edhe një ndër pretendentet për çmimin e madh. Ndërkohë që shumë është përfolur edhe pjesëmarrja e Ylli Limanit në këtë festival, por ka qenë vetë artisti kosovar që e ka mohuar lajmin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit