EMRAT/ Kapen me tre kg kokainë e armë në shtëpi, arrestohen dy shqiptarë. Njëri prej tyre u kap teksa tentoi të…

EMRAT/ Kapen me tre kg kokainë e…

Autoritetet britanike kanë akuzuar dy burra shqiptarë për trafik droge dhe mbajtjen pa leje të armëve, pasi policia sekuestroi një armë, para dhe rreth tre kilogram kokainë gjatë një kontrolli në një banesë në veri të Londrës javën e kaluar.

Policia bastisi banesën në Rrugën “Hornsey”, ku zbuloi afërsisht 25,000 paund para të gatshme dhe 24 fishekë në dollapë të ndryshëm të kuzhinës.

Oficerët zbuluan një fletore për të cilën ata dyshojnë se është libër kryesor për trajtimin e drogës.

Gjatë kontrollit të banesës, ata gjetën edhe një pistoletë të kalibrit 32 në njërën prej dhomave të gjumit, ndërsa një tjetër sasi kokaine ishte fshehur brenda banjës.

Një burrë 30-vjeçar që jetonte në banesë, Arben Sulka u arrestua pasi u përpoq të hidhej nga ballkoni i ndërtesës. Ai u akuzua për posedim me qëllim të furnizimit të drogave të klasit A.

Elton Osmenaj, 32 vjeç, gjithashtu jetonte në banesë dhe u arrestua në një shtëpi në zonën ekskluzive “Hampstead Lane” të Highgate. Që atëherë, ai është akuzuar për mbajtjen e armëve të zjarrit dhe municioneve si dhe posedimin e drogës së klasit A. Dy burrat me origjinë shqiptare do të paraqiten para Gjykatës më 11 qershor.

“Grupet e dhunshme të krimit shqiptar po ushtrojnë kontroll të konsiderueshëm mbi tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në Londër”, paralajmëron Agjencia Kombëtare e Krimit.

Pak ditë më parë, policia kufitare britanike arrestoi edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë duke trafikuar kokainë nga Amerika Latine me vlerë tregu rreth 1 mln paund. Të dy rastet “nuk janë të lidhura“, i tha NCA OCCRP.

Në vend që të kalojë nëpër qendrat tradicionale evropiane, kokaina kolumbiane po dërgohet drejtpërdrejt në Mbretërinë e Bashkuar. /Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit